fbpx
Lajme

Flamuri në gjysmë shtizë/ Vr asja e policit në krye të detyrës, nesër ditë zie në Kosovë

Nesër ditë zie për Kosovën. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi vendosi që të shpallë të enjten dite zie, pas ngjarjes trag jike ku një punonjës policie u vr a në krye të detyrës. Sami Thaçi u vr a mbrëmë gjatë një aksioni policor në Prizren, ku një banesë kishte rënë pre e gra bitjes.

“Në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, të shpallur për ta nderuar jetën dhe veprën e policit Sami Thaçi, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit”, shkruhet në njoftim. Gjatë ditës, presidenti Thaçi ka ndarë edhe urdhrin “Hero i Kosovës” për policin Sami Thaçi.

“Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë dhe stabël dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë”, ka thënë kreu i shtetit./balkanweb

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button