Categories Lajme

Flet Dorian Protoduari: Ja çfarë kërkoi ministri Lleshaj për mua

Dorian Protoduari, një nga protestuesit e Unazës së Re, i cili u lirua nga burgu pak ditë më parë, ka folur për Fax News lidhur me atë që ndodhi ditën e arrestimit dhe ditët që kaloi në burgun e Fushë-Krujës.

Protoduari tha se ndaj tij në 22 nëntor është ushtruar dhunë nga policia. Ndërsa theksoi se fletëarresti për 11 të arrestuarit atë ditë është prerë, pasi Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, kërkoi brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë, burg për të gjithë të arrestuarit.

“Gjatë protestës më thanë ik se do të shoqërohesh. Kam ikur në spitalin Ushtarak për arsye se nëna ime ishte atjë në spital. Papritmas shikoj një lum policësh në trupin tim dhe unë thash nuk jam Klement Balili që më arrestoni kështu dhe pa asnjë lloj argumeti. Kam kërkuar në ambientet e dhomave të shoqërimit që të më hiqnin prangat dhe nuk mi hoqën. Kam kërkuar ujë dhe as ujë nuk më është dhënë.

Më kanë mbajtur 8 orë të lidhur me pranga dhe mbas kaq orësh na morën për të na prerë fletët e arrestit.Ka pasur mbi 20 punonjës policie, ishte një presion i hapur psikologjik që na është bërë. Lleshaj ishte në ambientet e drejtorisë së policisë dhe nuk më ka parë. I kanë thënë çfarë të bëjmë me këto dhe ka thënë tekstualisht: “i dua të gjithë në burg”. Para gjykatës dolëm 11 veta dhe të gjithë kishiim të njëjtat akuza dhe ato u liruan. Dhe doli hapur se dënimi për mua ishte politik.

Dola protestova dhe kam pasur vetëm megafonin në dorë. Të gjithë të paraburgosurit dua ti falenderoj sepse na kanë pritur si heronj. Stafi ditët e para ka qenë shumë korrekt. Mbas telefonatës që kam bërë në Fax News, ka ardhur një kontroll thu se çfarë bëra. Unë nuk kërcënova njeri. Pas telefonatës ka ndryshuar qendrimi i stafit të burgut. Në momentin kur tentoja të merrja ndonjë tv në telefon më ndërpritej telefonata. Dhunë ndaj meje është ushtruar gjatë shoqërimit.

Në atë protestë ka qenë policia që na ka provokuar e para. Bindja ime, askush nga ne nuk ka ardhur me kapsolla me vete dhe mendoj se kapsollat i ka patur policia vetë. Dhe besoj ka pasur FRESSH-stë.”- u shpreh ai.

Protoduari u shpreh se ato do të vijojnë rezistencën për mbrojtjen e banesave të tyre, ndërkohë që shtoi se Afrim Qendro tani duhet të ishte në burg pasi ka shkelur ligjin.

“Rrëzimi i qeverisë Rama, e kam thënë dhe më parë, do të fillojë nga Unaza e Re. Se di si gjen kurajon dhe rri akoma kryeministër, kur studentët se duan, qyetarët nuk e duan. Afrim Qendros ia kam lënë një batanije në burg. Batanijen time personale, se burgu nuk ka. I them Afrim Qendros se do të të presin shumë mirë çunat e burgut në Fushë-Krujës. Ai ka shkelur ligjin dhe duhet do të shkojë në burg.

Protesta në Unazë të Re, jo dëmshpërblim, por anulim të projektit. Ato shtëpi nuk do të arrijnë dot për ti shembur. Ato shtëpi do ti shembin ditën kur do të na marri pikën e fundit të gjakut.”– u shpreh Dorian Protoduari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME