Categories Lajme

Flet mjeku i 24-vjeçarit që mbyti të ëmën me plastmas në Përmet: Nuk ishte agresiv, e trajtuam si rast të zakonshëm

Mjeku Kiço Stefanidhi është prononcuar për mediat këtë të shtunë sa i takon krimit të rëndë në familje që ndodhi në Përmet.

Mjeku u shpreh se autori Albi Muhollari nuk ishte agresiv kishte thjesht çrregullime humori. Ai mohoi të ketë pasur dokumentacionin ose informimin për gjendjen  e tij shëndetësore.

“Për rastin konkret unë nuk e njoh fare sepse ai jeton në Amerikë. Skam pasur të dhëna, nga familjarët për ndonjë problem. Për herë të pas dy ditëve në urgjencën e spitalit.

Është vlerësuar nga ne me komunikim dhe kujdesin e duhur me arsyetim të qëndrueshëm dhe s’kishte shenjë agresiviteti, ka marrë qetësues dhe është nisur në shtëpi. Mund të ketë pasur çrregullime të humorit që janë shumë të zakonshme.

Unë nuk kisha asnjë të dhënë për të sepse ai jeton në Amerikë. Praktika e arsyeshme është që të sëmurët që janë dhe agresiv (që ky nuk ishte) nuk duhet transferuar në një spital tjetër. Nuk kishte asnjë shenjë agresiviteti. Vizita me mua ka ndodhur dy ditë para ngjarjeve.

Nëse mjekimi i tij ka filluar në Amerikë, që unë nuk di gjë, dokumentacion nuk ka atëherë mund të ishte parandaluar. Ne e vlerësuam rastin si të zakonshëm.

Për aq kohë sa ndenji këtu ne nuk kishim pse të insistonin për të marrë të dhëna të tjera për këtë sepse nuk na dhanë asnjë të dhënë që ai ka pasur probleme edhe në Amerikë.”- tha mjeku.

Pas ngjarjes së rëndë mbrëmjen e djeshme në familjen Muhollari, në Përmet, ku djali 24-vjeçar mbyti me plasmas nënën e tij 63-vjeçare, bashkëshorti i viktimës dhe babai i 24-vjeçarit i cili është shprehur se djali i tij nuk duhet të burgoset, por doktori i tij.

“Në burg duhet të futet doktori, jo im bir!” u shpreh i ati.

Babai akuzon doktorin pasi sipas tij ata kishin shprehur shqetësimin për agresivitetin e të birit por ai nuk kishte marrë masa për ta vendosur në një institucion të përshtatshëm. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një konflikti mes djalit dhe nënës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME