Categories Lajme

Flet pronari i furgonit të kapur me lëndë narkotike: Makinën e kam shitur, por s’kisha bërë noterinë

Ilir Dauti, pronari i kompanisë fasoneri në emër të së cilës ishte regjistruar furgoni i kapur me drogë në Qafë Thanë ka folur për News 24.

Ai tha se furgonin e ka shitur por akoma nuk është bërë noteria pasi personi që e ka marrë nuk kishte paratë.

“Personi që do blinte furgonin, nuk kishte paratë, ndaj nuk bëmë aktin noterial. Për shitjen e furgonit kemi bërë akt marrëveshje me personin. Likuidimin do ta bënte në fund të vitit, atëherë do bënim edhe kalimin e pronësisë”, ka thënë Dauti.

Ai u shpreh se shoferi që drejtonte furgonin, ishte vëllai i personit që e ka blerë.

“Ky person nuk dinte që vëllai ia kishte marrë furgonin. Nuk më erdhi mirë që u përmend emri im në këtë ngjarje. Furgoni i përket kompanisë tonë, por nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje. Përmendja e emrit tim është në kundërshtim me ligjin, kanë abuzuar me mua”, u shpreh pronari i fasonerisë.

Dauti shtoi se furgoni kishte te shkruar edhe emrin e firmës tjetër që e kishte në përdorim.

“Sot isha në polici dhe më thanë që nuk përfshihesh në hetim. Personi që ka në përdorim furgonin e pranon edhe sot që e ka blerë furgonin. Puna në kompaninë time vijon normalisht, pasi kjo s’ka asnjë lidhje”, deklaroi pronari i fasonerisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME