Categories Lajme

Fluturime në kohë pandemie: Turistë vetëm nga Ukraina, Polonia, Bjellorusia

Tregu i fluturimeve ka ndryshuar tërësisht pas pandemisë që goditi vendin. Pas hapjes së qiejve, fluturimet nga aeroporti i Rinasit janë shtuar, por sërish ato mbeten të kufizuara. Sipas të dhënave që bën publike Tirana International Airport, çdo ditë ka midis 30-36 fluturime vajtje-ardhje nga Rinasi.

Italia dhe Gjermania jën desinacionet kryesore që ofrohen kryesisht nga Alba Wings, Blue Panorama, Wizz Air, Al Italia (kjo e fundit vetëm me Italinë). Vjena, ku ofronin fluturime Austrian Airlines dhe Wizz Air, është e pezulluar deri në fund të korrikut. Destinacione të tjera janë Londra, Brukseli, Parisi, Beogradi, Athina, Stambolli. Frekuenca e fluturimeve është e reduktuar në krahasim me nivelet e para krizës, ndërsa në vendet e BE-së lejohen të udhëtojnë vetëm shtetasit e BE-së dhe ata me leje qëndrimi,

Ndryshe nga viti i kaluar, kur charterat turistikë vinin nga gjithë Europa, madje edhe jashtë saj (Izraeli), numri i tyre tashmë është i kufizuar. Të parët që erdhën ishin turistët nga Bjellorusia, më pas ata nga Ukraina dhe nga 14 korriku kanë nisur charterat nga Polonia, që kanë dhe frekuencën më të lartë me 2-4 në ditë.

Ndërsa shqiptarët mund të udhëtojnë për pushime me chartera vetëm drejt Turqisë. Edhe drejt Antalias, fluturimet filluan me vonesë, në javën e dytë të korrikut dhe janë shumë të reduktuara në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas pritshmërive të operatorëve, me vetëm disa chartera në javë, në raport me tre chartera në ditë që niseshin vitin e kaluar. Në 2019-n, nga dhe drejt Antalias udhëtuan rreth 62 mijë pasagjerë, sipas të dhënave nga TIA. Këtë vit operatorët turistikë presin që numri i tyre të bjerë me 70%.

Charterat shënuar rekord në 2019-n, Vitin e kaluar, udhëtimet me charter nga dhe drejt Rinasit, të cilat janë aktive përgjithësisht vetëm në periudhën e verës, shënuan rekord, teksa vendi u kthye në një destinacion të preferuar turistik. Në total, përmes çarterave fluturuan 324 mijë pasagjerë në 2019-n, me një rritje prej 10% me bazë vjetore, sipas burimeve zyrtare nga TIA. Avionët direkt nga Polonia përbënin pjesën më madhe të trafikut të çarterave, me 103 mijë pasagjerë. Më pas u renditën izraelitët (23 mijë pasagjerë), çekët (17 mijë), ukrainasit (16 mijë), norvegjezët (15 mijë), suedezët (10 mijë), Danimarka (6 mijë), Finlanda (3.6 mijë).

Krahas ukrainasve, të cilët kanë disa vjet që kanë zbuluar Shqipërinë, në 2019-n gjeografia e ish-vendeve të Bashkimit Sovjetik u zgjerua me Rusinë, Letoninë, Bjellorusinë, Lituaninë, që kishin çartera me rreth 4-8 mijë pasagjerë secili. Por, këtë vit, gjeografia e turistëve mbetet shumë e kufizuar, krahasuar me 2019-n. Shumë prej tyre hezitojnë të vijnë për shkak të kushtit për të qëndruar në karantinë pas kthimit në vendin e tyre dhe rritjes së rasteve me Covid-19 në Shqipëri, çka ka bërë që BE të rekomandojë të mos udhëtohet.

Numri i pasagjerëve pritet të përgjysmohet këtë vit Vitin e kaluar, sipas burimeve nga TIA udhëtuan nga dhe drejt aeroportit të Rinasit rreth 3.4 milionë pasagjerë duke arritur një nivel rekord. Këtë vit, për shkak të pandemisë, TIA pret që numri i tyre të përgjysmohet, duke zbritur në rreth 1.5 milionë pasagjerë. 36 Fluturimet e konfirmuara për datën 20.07.2020 ,Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e hënë janë:⠀⠀

Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim Albawings – Tiranë – Firence dhe kthimWizz Air – Tiranë – Treviso dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Pragë  dhe kthim Albawings – Tiranë – Bari dhe kthimAegean – Tiranë – Athinë dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim Ryanair – Wroclaw (Poloni) – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik) Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Bergamo dhe kthim Blue Panorama – Tiranë – Gjenova dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Bari dhe kthim Blue Panorama – Tiranë – Bolonja dhe kthim Albawings – Tiranë – Duseldorf dhe kthim Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
SkyUp – Tiranë – Kiev dhe kthim (Çarter Turistik) Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim
Albawings – Tiranë – Rimini dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Paris dhe kthim Ryanair – Tiranë – Varshavë dhe kthim (Çarter Turistik) Eurowings – Tiranë – Stutgart dhe kthim Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Berlin dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Milano dhe kthim Blue Panorama – Tiranë – Romë dhe kthim Blue Panorama – Tiranë – Verona dhe kthim Albawings – Tiranë – Hamburg dhe kthim Ryanair – Tiranë – Poznan (Poloni) dhe kthim (Çarter Turistik✈️Wizz Air – Tiranë – Verona dhe kthimAir Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim✈️Ryanair – Tiranë – Katowice (Poloni) dhe kthim (Çarter Turistik) Air Albania – Tiranë – Verona dhe kthim British Airways – Tiranë – Heathrow (Londer) dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Budapest dhe kthim. Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME