Categories Lajme

Tre mjekë pranë pacientit në gjendje të rëndë, Najada Çomo: Është realitet!

Shefja e Infektivit, Najada Çomo, ka publikuar të tjera pamje nga brenda këtij spitali, aty ku çdo ditë luftohet me Covid-19. Ditët e fundit numri i të shtruarve në spital është rritur, për shkak edhe të shtimit të rasteve. Në pamjet e publikuara nga Çomo shihet pacienti në gjendje të rënduar, ndërsa pranë tij qëndrojnë tre mjekë reanimatorë.

Teksa përcjell këto momente, Çomo thekson se ato janë të vërteta, duke hedhur kështu poshtë akuzat për trillim të situatës. Po ashtu, ajo thekson se nuk mund të hidhet baltë mbi punën që po bëhet në spital.

“Janë një grup i madh doktorësh që janë në krye të detyrës dhe thirrja jonë është që kur shikoni kaq shumë persona edhe në moshë të re që janë të shtruar në terapi intensive, kuptoni që ka shumë pacientë të shtruar te Infektivi. Është një realitet, nuk është e gënjeshtër. Sot është e dielë, ora 18 dhe të gjithë janë në krye të detyrës. Askush të mos hedhe baltë mbi punën që bëhet dhe shërbimin Infektiv”, shprehet Çomo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME