Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pak minuta më parë pranë fshatit Lin, në Pogradec. Siç shihet në fotot e mëposhtme, të siguruara nga Ora News, në aksident janë përfshirë dy mjete, ndërsa përplasja duket e fortë. Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip Benz ka rrëshkitur nga lagështira dhe shpejtësia e lartë dhe i ka prerë rrugën mjetit tip fiat me targa greke. Ndërkohë azetarja Iris Rezhda, drejtuesit e mjeteve janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Pogradecit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Pamje nga vendngjarja:
Categories
Lajme