Categories Lajme

FOTO/ Kushi takim me drejtuesit e shkollave të arsimit special

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi zhvilloi një takim me drejtuesit e shkollave të arsimit special ku u diskutua mbi sfidat e imponuara nga pandemia.

Kushi u shpreh se, “në takimin e zhvilluar me drejtuesit e shkollave të arsimit special diskutuam gjerësisht mbi sfidat që ka imponuar pandemia këtë vit shkollor edhe në këtë fushë, si dhe mbi bashkërendimin e përpjekjeve për të adresuar çështje që prekin nxënësit me aftësi ndryshe”. Sipas ministres së Arsimit, gjithëpërfshirja do të jetë përherë përparësi e politikave arsimore të MASR.

“Gjithëpërfshirja do të jetë përherë përparësi e politikave arsimore të MASR, andaj komunikimet me drejtuesit e shkollave speciale do t’i kemi akoma më intensive në mënyrë që të rrisim ndërveprimin me ta dhe rrjedhimisht të çojmë përpara të tjera punë konkrete në funksion të mbështetjes së nxënësve të kësaj kategorie”, tha Kushi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME