Categories Lajme

‘Fotografia nga ballkoni’, gazetari Hoxha tregon detajet si u kap shqiptari i famshëm në Kolumbi

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje nga arrestimi në Kolumbi i Deniz Klironomit, i kërkuar nga Interpoli për llogari të autoriteteve shqiptare. Shqiptari sipas Hoxhës është identifikuar nga tatuazhi që mbante teksa skuadra e zbulimit i kishte bërë një fotografi nga momenti që po qendronte në Ballkon. Ky duket të jetë edhe momenti kur policët kolumbianë janë siguruar se bëhej fjalë për personin që po kërkonin.

Hoxha tha se Klironomi, i njohur edhe si “Gucci”,  për herë të fundit ishte lokalizuar pikërisht në banesën ku u kap, ndërsa policia ishte kujdesur që të kishte shumë gazetarë dhe kameramanë në momentin që do të kryente arrestimin.

“Deniz Klironomi është vendosur në Amerikën Latine për t’i shpëtuar kërkimit nga Interpoli në fillim, por duke ndejtur në ilegalitet normalisht ka krijuar marrëdhënie me kartelet e drogës atje. Kështu ka nisur edhe trafikun e kokainës nga Kolumbia në Shqipëri. Qyteti ku ai rrinte ka portin më të madh të Kolumbisë në Atlantik dhe nga ky port janë dërguar sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine në Europë”, tha Hoxha.

Ai shtoi se shqiptarët që merren me trafik kokaine në Amerikën Latine mbajnë dokumente të shteteve të Bashkimit Europian dhe jo të Shqipërisë. “Mbajnë kryesisht mjete identifikimi të Greqisë, Polonisë, Rumanisë apo Italisë për të lëvizur me lehtë”, tha Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME