Categories Lajme

Grabitja e familjes në Selenicë, rrëfehet nëna e 6 fëmijëve: Vajzën 17-vjeçare e përdhunuan në kasolle…

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” u trajtua ngjarja e rëndë e grabitjes dhe përdhunimit në një familje në fshatin Brataj të bashkisë Selenicë

Një ngjarje e rëndë e cila shokoi opinionin publik në mesin e muajit korrik është ajo që ndodhi në një familje në një fshat të bashkisë Selenicë. Një familje me 8 anëtar u terrorizua në orët e para të mëngjesit nga një person i pa njohur, i armatosur, i cili kërcënoi, dhunoi, vodhi dhe sipas dëshmisë së familjes abuzoi seksualisht me  njërën prej vajzave të mitura të familjes.

Pas disa orësh pas ngjarjes, i arrestuari i dyshuar për këtë ngjarje ishte 38-vjeçari Vitrin Çobaj, i cili vetëm një ditë më parë se të bënte grabitjen kishte shkuar në familje për të bërë tregti viçash dhe mësohet nga familja se ka qenë mjaft i qetë dhe i bindur për mënyrën e jetesës dhe problemet shëndetësore që ka familja. Disa pjesëtar të familjes vuajnë nga probleme fizike dhe kanë probleme të theksuara me shikimin.

Dëshmitë e familjarëve kanë qenë tronditëse, mësohet se njëra prej vajzave të mitura ka vrapuar të kërkoj ndihmë në banorë të fshatit. Ditën e sotme çifti  hodhi dritë mbi akuzat e abuzimit seksual si dhe dha  detaje të reja për shumë dyshime lidhur me ngjarjen dhe misterin se nga kush është ndihmuar autori për të mbërritur apo realizuar grabitjen.

Gruaja: Vajza e dytë ka bërë sikur është penguar dhe i ka shpëtuar nga duart  pengmarrësit i cili po na mbante me armë në dorë nën kontroll. Ajo atë moment është larguar me vrap dhe gjatë rrugës ka pare një makinë e cila ka qenë e ndalur dhe gjatë kohës që po kalonte ndjeu sinjalin e sigurisë të ndizej, mendoj se dikush ka qenë duke e pritur personin që erdhi në shtëpi.

Vajza ka vazhduar rrugën me vrap dhe ka mbërritur tek bashkëshortja e kryeplakut të fshatit të cilës i ka rrëfyer se një i pa njohur ka marr peng prindërit, motrat edhe vëllezërit. Ajo ka njoftuar bashkëshortin  i cili ka njoftuar policinë. Unë dhe bashkëshorti u mbajtëm peng madje ai tentoi të abuzonte me mua duke më kërkuar të bëja veprime të turpshme, më pohonte se duhet ti merrja leje burrit, por unë nuk pranova. Madje ai tentoi të më zbërthente zinxhirin e pantallonave.

Ai gjatë gjithë kohës më pohonte se ne gjasme i kishim prishur planin e një hakmarrje që gjasme ai do zhvillonte atë ditë pasi pretendonte se i kishin vrarë vëllain. Por në  një moment ai dëgjohej të komunikonte në telefon me dike tjetër me një femër, ne mendojmë se ai nuk kishte lidhje me paratë pasi ai qysh në fillim ai i pa ku ishin dhe nuk i mori por veproj për 4 orë duke na mbajtur peng dhe duke tentuar edhe me mua edhe me vajzën të abuzonte seksualisht.

Kur ne të dy na kishte lidhur ai atëherë ka hyrë në dhomën e fëmijëve dhe ka marrë vajzën 17 vjeçare e cila sipas dëshmisë pretendon se ai ka abuzuar seksualisht, i ka hequr një nga bluzat që kishte veshur sipër pasi ishte herët dhe ishte ftohtë dhe ka abuzuar me të në vendin ku qëndrojnë bagëtitë. Por fëmijët po qanin djali i vogël pasi kërkonte të hante bukë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME