Categories Lajme

“Fotoja me të ‘armatosur’ është bërë brenda selisë se duket sanitarja’/ Gazment Bardhi dhe gazetarja Lala ‘kapen’ me njëri-tjetrin: Ajo është nëna e PD-së

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe gazetarja Klodiana Lala janë përplasur me njëri-tjetrin në “Opinion’” teksa është diskutuar fotoja që pretendohet se është bërë brenda selisë së Partisë Demokratike përpara protestës të së shtunës së 8 janarit.

Sipas Lalës, fotoja me persona të panjohur dhe që duken të armatosur duket që është bërë në Partinë Demokratike pasi aty shfaqet edhe sanitarja e selisë blu.

Nga ana e tij Bardhi ka thënë se sanitarja nuk rri 24 orë në PD dhe se ky është një skenar i denjë për Sigurimin e Shtetit. Bardhi e cilësoi sanitaren si nënën e Partisë Demokratike, ndërsa shtoi se në atë foto nuk njeh ndonjë person me precedent penal.

Klodiana Lala: Z. Bardhi a mund të na thuash se kush është Rafael Kurti?

Bardhi: Pasi të më thuash se ku është bërë ajo foto, së dyti në çfarë date është bërë ajo foto?

Klodian Lala: Pyetni prokurorinë, se nuk do vij të bëj punën e prokurorisë. Po ju pyes sipas prokurorisë persona të paautorizuar, të dyshuar…

Bardhi: S’ka thënë atë prokuroria, dhe mos keq-cito prokurorinë. Prokuroria thotë se në komisariatin dixhital…

Klodiana Lala: Prokuroria thotë se fotoja është bërë brenda Partisë Demokratike sepse është sanitarja e cila shërben në selinë e Partisë Demokratike.

Bardhi: Ti e di që sanitarja është ngujuar 24 orë në…

Fevziu: A ka pasur persona të huaja brenda selisë së Partisë Demokratike?

Bardhi: Thelbi është ky dhe për fat të mirë përpara se të ndërtohej ky skenar i denjë për sigurimin e shtetit…

Klodiana Lala: Kush e ndërtoi? E ndërtova unë, paskam blerë prokurorinë dmth, qenkam bërë kaq e fuqishme sa ndikoj edhe prokurorinë.

Klodian Lala: Mos na fyeni inteligjencën, ajo është dosja e prokurorisë

Bardhi: Ta them unë kush e ka ndërtuar, ti qetësohu…  Nuk e di se kur është bërë fotoja dhe nxis prokurorinë ta hetojë. Nuk e di nëse ndonjë nga personat aty është me precedent penal. Unë njoh nënën e PD-së, e njoh dhe jam krenar që punon në PD.

Artan Hoxha: E ke pyetur nënën pasi doli te fotoja?

Artan Hoxha: Dhe çfarë të ka thënë nëna?

Gazment Bardhi: Dhe nëna më ka thënë që nuk mbaj mend të kem dalë në foto me disa zotërinj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME