Categories Lajme

FOTO\”Playing clean” (“Të luajmë pastër”), iu bashkuam nismës sensibilizuese e qëllimmirë të artistit Aulon Naçi për të pastruar zonën e Pyllit të Sodës

“Njerëzimi do të ngjitet në një shkallë të re qytetërimi kur edukata për ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit të bëhet parësore dhe e zakonshme.” Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, sot, mes fëmijëve, prindërve, qytetarëve që jo vetëm e duan të pastër këtë qytet, por përkushtohen çdo ditë ta bëjnë këtë, për të dhënë mesazhin “Playing clean” (“Të luajmë pastër”), iu bashkuam nismës sensibilizuese e qëllimmirë të artistit Aulon Naçi për të pastruar zonën e Pyllit të Sodës, “mushkëria e qytetit”, zonë në të cilën ndotja vijon të jetë problem shqetësues

Nisma sensibizuese për më shumë vëmendje e sjellje qytetare ndaj mjedisit”PLAYING CLEAN” ”Të luajmë pastër”, u shoqërua nga tingujt dhe zërat e mrekullueshëm të artistëve të vegjël të Qendrës Kulturore të Fëmijëve, pianistë, këngëtarë dhe violinistë duke i dhënë nismës përmasat e një aktiviteti muzikor në natyrë e për natyrën, duke dhënë mesazhe të vlera dhe edukuese kaq këndshëm me magjinë e talentit emocionues të fëmijëve, bashkë me thirrjen e përhershme për shumë më tepër kujdes.

Mund të edukojmë shumë e të rrisim besim e shpresë në gjërat e mira që bëjmë, vetëm duke e bërë të gjithën me vlerën e secilit. Bravo, Aulon, për nismën dhe artin tënd! Duartrokitje të sinqerta për këdo u bë pjesë e kësaj nisme!

Bravo mësueseve Eli e Albana, që përgatitin talente! Duartrokitje miqësore prindërve për përkushtimin mbi artin e talentin e fëmijëve të tyre! Mbi të gjithë, bravo e suksese fëmijëve të mrekullueshëm që na falën botën në emocionet që përcollën. Mjedisi është një pasuri e përbashkët që nuk na përket vetëm neve, por edhe brezave të ardhshëm. Mjedisi është i të gjithëve dhe të gjithë duhet ta mbrojmë e të kujdesemi për të. ”PLAYING CLEAN”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME