Categories Lajme

Meta: Prishja e “5 qershorit” do të ndëshkohet nga qytetarët. Hapni listat ose largohuni!

Ndërsa klimat në Këshillin politik vijon të mbetet e tensionuar pasi palët politike ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, Presidenti Meta i bën thirrje mazhorancës socialiste që të reflektojë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Shtetit shkruan se çdo manovër mashtruese për hapjen e listave për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit do të ndëshkohet nga qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh. Ilir Meta ka një thirrje të drejtpërdrejtë për socialistët, të hapin listat 100% ose të largohen.

Meta: Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh.  Mos kini frikë nga hapja e listave! Hapni listat ose largohuni!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME