Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja çfarë rezervojnë yjet për secilën shenjë të horoskopit. Ndryshimet pozitive, stabilizimi ekonomik dhe vendimet e menduara mirë do të jenë çelësi i suksesit gjatë kësaj dite.

Dashi

Një ditë me mundësi të reja në punë dhe ekonomi. Takimet profesionale do të rezultojnë të suksesshme, ndërsa lajmet që prisni mund të mbërrijnë më shpejt nga sa mendoni. Në dashuri, beqarët kanë mundësi të nisin një lidhje serioze.

Demi

Ekonomia paraqitet e qëndrueshme dhe favorizon investimet. Mund të merrni para të vonuara ose të hapen mundësi për një ndryshim pune. Në jetën sentimentale nevojitet më shumë komunikim dhe durim.

Binjakët

Pas një periudhe me luhatje financiare, dita sjell përmirësime. Një udhëtim ose një takim pune mund të hapë rrugën për njohje të reja dhe zhvillime të rëndësishme në dashuri.

Gaforrja

Jeni ndër shenjat më të favorizuara të ditës. Hapet një periudhë e mirë për karrierën, ekonominë dhe projektet e reja. Problemet e mbetura pezull mund të marrin zgjidhje.

Luani

Hëna në shenjën tuaj ju jep energji dhe vendosmëri për të mbyllur çështje të rëndësishme. Shmangni ndryshimet e nxituara në punë dhe përfitoni nga mundësitë që keni aty ku ndodheni.

Virgjëresha

Mund të merrni një ofertë ose propozim të rëndësishëm profesional. Analizoni me kujdes çdo detaj përpara se të merrni vendime. Në dashuri favorizohen marrëdhëniet e qëndrueshme.

Peshorja

Zhvillime pozitive në çështjet ligjore dhe profesionale. Mund të zgjidhni një problem që ju ka shqetësuar prej kohësh. Marrëdhëniet sentimentale marrin një kthesë pozitive.

Akrepi

Vlerësimi për punën tuaj do të jetë maksimal. Një situatë që dukej e vështirë do të kthehet në favorin tuaj. Në dashuri, komunikimi sjell afrim dhe qetësi.

Shigjetari

Periudhë e favorshme për karrierën, promovimet dhe projektet e reja. Një udhëtim ose bashkëpunim mund të sjellë rezultate të rëndësishme edhe në aspektin financiar.

Bricjapi

Vendimet që merrni sot mund të ndikojnë pozitivisht në të ardhmen profesionale. Favorizohen çështjet ligjore, marrëveshjet dhe avancimi në punë.

Ujori

Ditë e mirë për të sistemuar çështje të mbetura pezull. Financat përmirësohen dhe konfliktet e mëparshme mund të marrin fund. Në dashuri kërkohet më shumë mirëkuptim.

Peshqit

Jeni shenja më e favorizuar e ditës. Suksesi ju shoqëron në punë, financa dhe marrëveshje të rëndësishme. Takimet e pasdites dhe firmosja e dokumenteve pritet të rezultojnë mjaft të favorshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME