Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 41 gradë celsius. Këtë paralajmëroi meteororologia e A2 CNN Tanja Porja në Dita Jonë. Sipas saj, dita e sotme dhe ajo e nesërme do të jenë më të nxehtat e vitit 2026, me temperatura ekstreme në pothuajse të gjithë territorin.

“Ne sot dhe nesër presim ditët më të nxehta të 2026-s deri në këto momente që ne flasim dhe mund të ketë ndonjë ditë të nxehtë nga ë fillimi i gushtit. Po kaq e nxehtë sa këto ditë. Megjithatë sot presim një maksimum 41 gradë celsius. 31 maksimumi më i ulët sot në zonat e thella malore në juglindje të vendit. Pjesa tjetër e zonës malore mjaft e nxehtë. Zonat perëndimore 38-40 gradë celsius”.

Meteorologia e A2 CNN theksoi se vlerat maksimale do të luhaten nga 31 gradë celsius në zonat më të thella malore deri në 41 gradë në Elbasan, Berat dhe zonën e Koplikut, ndërsa Tirana, Fieri dhe Gjirokastra do të regjistrojnë rreth 40 gradë .

“Bregdeti paraqitet mjaft i nxehtë dhe sigurisht situata më problematike paraqitet në brendësi të territorit. Kemi edhe veriperëndimin, Shkodra dhe kryesisht mbiShkodra. Kopliku sot pritet që të shënojë 41 gradë celsius. Kemi Tiranën me mbi 39 gradë celsius dhe me shumë mundësi edhe 40 gradë sot në Tiranë. Elbasani dhe Berati pritet të shënojnë 41 gradë celsius. Po ashtu Fieri dhe Gjirokastra me të paktën 40 gradë”.

Porja paralajmëroi gjithashtu se na pret një teditor mjaft i nxehtë.

“Në fakt kjo është dita e parë që shënon 40-41 gradë. Presim dhe nesër dhe dy tre ditë të tjera mjaft të nxehta ë rriten dhe temperaturat më tej të vlerat minimale të mëngjesit. Na pret një treditor nga dita e sotme dhe të paktën deri të premten do të jemi në vlera ekstremisht të larta”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trupi i 53-vjeçarit gjendet në malin e Bulqizës, mister shkaqet e vdekjes!

Gjendet i pajetë në malin e Bulqizës, ekspertiza zbulon plagë plumbi në gjoksin e 53-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, shtypet nga porta që po binte

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, shtypet nga porta që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Paketa fiskale/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë, rritje deri në 2.7 herë

Ndryshimet e propozuara në paketën fiskale për transferimin e taksës së qarkullimit nga karburantet te…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në familjen shqiptare, djali i merr jetën nënës 39-vjeçare, ajo e kishte rritur e vetme pas divorcit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në qytetin Chiari të…

LEXO ME SHUME