Frika nga koronavirusi ka bërë që të reduktohen edhe takimet e duarve apo përqafimet mes politikanëve të shquar botërorë. Kështu, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale një moment kur kancelaria Gjermane, Anxhela Merkel, i ka zgjatur dorën ministrit të Brendshëm Horst Seehofer, por ai e ka refuzuar.
Në Gjermani momentalisht ka 150 raste të prekura me kornavirus, cka ka shtuar edhe frikën te politikanët e lartë. Ndërkohë, një takim mes dy liderëve politikë në Tanzani ka tërhequr po ashtu vëmendjen e mediave.
Presidenti i vendit John Magufuli shihet duke shkëmbyer një përshëndetje me këmbë me politikanin e opozitës Maalim Seif Sharif Hamad. Nga kjo “sindromë” takimesh “vuan” edhe Bruce Aylëard, kreu i misionit në Kinë për koronavirusit, ka refuzuar shtrëngimet e duarve, duke ofruar bërrylin.