Categories Lajme

Franca rihapet më 11 maj, ja projekti i qeverisë i paraqitur sot në Asamblenë Kombëtare

Nën një presion të madh nga opozita dhe opinioni publik, Kryeministri francez, Edouard Philippe paraqiti sot nga ora 13.00 deri në ora 16.00 në Asamblenë Kombëtare të Francës, Strategjinë Kombëtare të Qeverisë së tij për daljen e Francës nga izolimi që u vendos në pasditen e 16 marsit nga Presidenti francez, Emmanuel Macron, përshkak të pandemisë vdekjeprurëse COVID-19 që përfshiu Francën dhe mbarë botën duke marrë gjer më sot mijra jetë njerëzish në Francë dhe në mbarë rruzullin tokësor.

Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetit Publik numërohen në Francë 23 660 persona të vdekur, 129 859 të prekur dhe 46 886 të shëruar. Në ditët e fundit ka patur një rënie të ndjeshme të vdekjeve dhe personave të prekur nga virusi. Në 24 orët e fundit numërohen 367 persona të vdekur, 221 në reminacion dhe 1520 persona të konfirmuar me virus.
Nisur nga rënia e kurbës së koronavirusit në Francë, kryeministri shprehu optimizëm. “Nëse treguesit nuk do të ishin aty, ne nuk do të dekonfirmohemi me 11 maj, ose ne do të forconim kontrollin”, -u shpreh ai para deputetëve. “Midis këtyre treguesve, duhet të bëhet e mundur që të matet qarkullimi i virusit sipas departamenteve, në mënyrë që të adaptohen masat sipas territoreve. Disa do të vendosen në kategorinë e kuqe dhe disa në kategorinë e gjelbër në varësi të treguesve”. Sipas tij, “nga e enjtja, një hartë do të paraqitet çdo mbrëmje me evolucionin e situatës në secilin departament.”
Programi i qeverisë së tij, flet për një hapje graduale dhe përfshin prioritetet kryesore nga data 11 maj deri më 2 qershor në lidhje me rimëkmbjen ekonomike, kujdesin shëndetësor, transportin publik, institucionet arsimore dhe jetën shoqërore, sociale kulturore dhe sportive. Thelbin e programit që Kryeministri shpalli para Asamblesë Kombëtare e përbën rihapja e shkollave, rregullat për maska, jeta sociale dhe kulturore. Sipas tij “periudha, e cila do të hapet më 11 maj duhet të zgjasë deri më 2 qershor, me tre parime për të kontrolluar epideminë: “Mbrojtje, testim, izolim”.
700.000 teste në javë pas 11 majit
Një nga objektivat madhore të kryeministrit është testimi. “Ne i kemi vendosur vetes objektivin e kryerjes së 700.000 testeve virologjike në javë pas 11 majit” -u shpreh ai. Sipas tij, “ky numër që supozohet të mbulojë “zinxhirët e kontaminimit” (shqyrtimi i njerëzve me të cilët ishte një person i kontaminuar në kontakt) dhe fushatat ekzaminuese. Testet do të mbulohen 100% nga Sigurimet Shëndetësore dhe nga Qeveria”, -tha kryeministri. Për të prishur zinxhirët e kontaminimit, “të gjitha rastet e kontaktit do të testohen dhe do t’u kërkohet të izolohen. Njerëzit që provojnë pozitivisht do të kenë zgjedhjen midis izolimit të tyre në shtëpi, “i cili do të përfshijë kufizimin e tërë shtëpisë për katërmbëdhjetë ditë”, ose në hotelet e kërkuara”.
Maska me detyrim në transportin publik
Në lidhje me përdorimin e maskave, ai tha se “rregullat do ndryshojnë në varësi të vendit dhe rrethanave. Mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme në transportin publik. Të gjithë personat që do udhëtojnë me tren, metro, autobuz, tramuej apo taksi e kanë me detyrim mbajtjen e maskës. Edhe në punë, maska është e detyrueshme kur nuk mund të zbatohen rregullat e distancës fizike”, -tha ai, dhe ftoi “të gjitha kompanitë që të pajisin me maska dhe mjete mbrojtëse punonjësit e tyre”. Transporti urban/publik do rihapet në 70 përqind më 11 maj, ndërkohë autoritetet e transportit publik duhet të marrin masa në lidhje me distancimin social, -paralajmëroi Kryeministri. Kryeministri premtoi se “shteti dhe rajonet do ndihmojnë bizneset shumë të vogla” me mjete mbrojtës për punonjësit e tyre. Edhe në shkolla dhe kolegje të gjithë mësuesit dhe mbikëqyrësit do të marrin maska”, por ndërkohë ndalohet mbajtja e maskës për fëmijët në çerdhe. Maska nuk “rekomandohet” në shkollën fillore, ndërsa për mësuesit dhe nxënësit e shkollave të mesme, maskat do jenë të detyrueshme dhe do sigurohen nga shteti. Në dyqane, “veshja e maskës do të rekomandohet për stafin dhe klientët kur nuk mund të zbatohen rregullat e distancës fizike”. Një tregtar mund të kushtëzojë hyrjen në dyqanin e tij për të veshur një maskë. Do të ketë maska të mjaftueshme në vend për të përmbushur nevojat nga 11 maji,” -siguroi Kryeministri.
Shkollat, kolegjet dhe njësitë tregtare do hapen gradualisht
Rihapja e shkollave dhe e njësive tregtare nuk do hapen të gjitha pas 11 majit. Me datë 11 maj do rihapen shkollat me bazë vullnetare dhe çerdhet. Kolegjet parashikohen të hapen nga 18 maji, por vetëm në ato Departamentete ku qarkullimi i virusit është shumë i ulët” dhe vetëm për klasat 6 dhe 5. Vendimi për për hapjen e Liceve do të merret në fund të muajit. Në çerdhe, maksimumi duhet të jenë 10 fëmijë për klasë dhe nën kujdesin e kujdestarëve dhe mësuesve. Mësimi do organizohet mbi baza vullnetare, klasat e nivelit të ulët dhe gjimnazit duhet të jenë maksimalisht 15 vetë në klasë, maskat të detyrueshme për nxënësit dhe mësuesit e kolegjit dhe të shkollave të mesme. Prioritare është edhe matja e temperaturës dhe ruajtja e distancës së nxënësve duke i vendosur tavolinat e mësimit 1 metër larg njëra-tjetrës.
Nga 11 maji do të hapen të gjitha dyqanet. Tregjet lejohen, nëse Kryetari i Bashkisë ose prefekti nuk vendos ndryshe, kurse “qendrat tregtare më të mëdha se 40.000 m² do mbeten të mbyllura”. Edhe bar-kafetë dhe restorantet nuk do hapen deri në fund të muajit.
Jeta shoqërore, kulturore, sociale dhe sportive
Gjatë prezantimit të tij, kryeministri tregoi edhe për prioritetet në jetën shoqërore, kulturore, sociale dhe sportive. Sipas tij “tubimet publike ose në vendet private do të kufizohen në dhjetë persona”. Mund të praktikohet një aktivitet sportiv në natyrë, duke respektuar rregullat e distancës fizike”, por nuk mund të praktikohen sporte në grup ose në kontakt, ose sporte në vend të mbuluara. Parqet dhe kopshtet “mund të rihapen vetëm në departamentet e gjelbra”. Plazhet do të qëndrojnë të mbyllura deri më 1 qershor. Bibliotekat, videotekat dhe muzetë e vegjël do të jenë rihapen që nga 11 maj”. Muzetë e mëdha, teatrot, kinematë, sallat e koncerteve, sallat e festave do të qëndrojnë të mbyllura. Ngjarjet (festivale, sezone sportive, panaire tregtare, etj.) që mbledhin më shumë se 5.000 persona nuk hapen para shtatorit. Kryeministri u bëri thirrje të moshuarve të tregojnë “durim” duke minimizuar takimet me të dashurit e tyre. Gjithashtu, ai vendosi debatin për aplikacionin StopCovid duke njoftuar se më në fund do të ishte objekt i një votimi në Parlament para zbatimit të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME