Categories Lajme

Kronik nga Lushnja…

Një aksident me pasojë vdekjen e një 29 vjeçari ka ndodhur pas mesante në Divjakë. I vdekur ka mbetur shtetasi A. P. 29 vjeç. 29-vjeçari i cili udhëtonte me një motorçikletë ka goditur nga pas një automjet tip Volswagen. Sipas informacioneve automjeti që u godit nga 29 vjeçari po transportonte një grua shtatzënë për në spital.

Një patrull policie që ndodhej në vendngjarje ka bërë me shenjë për të ndaluar drejtuesin e mjetit, por pas tij ka qenë drejtuesi i motorçikletës ku po udhëtonte me shpejtësi të lartë. Tentativat e 29 vjeçarit për të shmangur aksidentin ishin të kota. Është dashur ardhja e dy autoambulanca për të transportuar gruan shtatëzënë dhe drejtuesin e motorçikletes ku ky i fundit humbi jetën pak pas mbërritjes në spital.

Njoftimi i Policisë: Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të vendit të quajtur “Pushim i Shoferit”, shtetasi A.P., 29 vjeç, banues në Sopëz, Lushnje, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi Q.K., 53 vjeç, banues në Sopëz, Lushnje.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi A.P i cili ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjes. Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i automjetit, shtetasi Q.K dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME