Categories Lifestyle

Njihuni me vlerat e vitaminës E dhe ushqimet ku gjendet

Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat nga dëmet e ndryshme. Ky ushqyes thelbësor për shëndetin gjendet në shumë ushqime por ofrohet edhe si suplement në farmaci. Vitaminën E trupi e ruan dhe e përdor sipas nevojës.

Oksidimi
Oksidimi i qelizave është i ngjashëm me ndryshkun. Ai përshpejton plakjen dhe vjen si pasojë e ekspozimit të qelizave ndaj radikaleve të lira. Oksidimi shkakton sëmundjet e zemrës dhe dëmtim të qelizave. Vitamina E është antioksidant dhe si i tillë mbron qelizat nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira. Kjo vitaminë ngadalëson plakjen e qelizave, thonë studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org

Studimet shkencore mbi rolin e vitaminës E
Shkencëtarët kanë kryer shumë studime për rolin e vitaminës E në trajtimin e një sërë sëmundjesh siç është

Ngushtimi i enëve të gjakut
Tensioni i lartë i gjakut
Sëmundjet e zemrës
Dëmtimi i qelizave

Vitamina E u vjen në ndihmë njerëzve jeta e të cilëve është e ekspozuar ndaj shumë faktorëve të rrezikut. Radikalet e lira nxiten më shumë nga duhanpirja, ndotja e ajrit dhe ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë. Njerëzit mund ta marrin vitaminën E nëpërmjet ushqimit. Kujdes me suplementët, nëse e teproni mund të përballeni me disa efekte anësore.

Burimet ushqimore të Vitaminës E
Në 30 gramë fara luledielli gjenden 7.4 mg vitaminë E
Në 30 gramë lajthi gjenden 4.3 mg vitaminë E
Në 30 gramë kikirikë gjenden 2.2 mg vitaminë E.
Në 30 gramë bajame të pjekura gjenden 6.8 mg vitaminë E.
Gjysëm avokado ka 2.08 mg vitaminë E.
Gjysëm racioni (pjate) me spinaq të zier ofron 1.9 mg vitaminë E
Gjysëm racioni brokoli i zier ofron 1.2 mg vitaminë E.
Një kivi ofron 1.1 mg vitaminë E.

Ju mund të kombinoni spinaqin me lajthitë ose bajamet për të marrë sasi të mjaftueshme të vitaminës E, nga e cila do të përfitoni shumë./AgroWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME