Categories Lajme

Fshati ja “mbath”, Karbunara e Selenicës drejt braktisjes

Fshati Karbunar në bashkinë e Selenicës po shkon drejt braktisjes. Dikur kanë qenë 250 familje, ndërsa sot numërohen rreth 50 të tilla. Por edhe ata që kanë vendosur të mos largohen janë kryesisht moshat e treta, ndërsa të rinjtë kanë zgjedhur të largohen migrojnë ose të emigrojnë.

“Me shtëpi në Vlorë, i kemi marrë shtëpitë por nuk ikim poshtë se mosha…se besojmë se jetojmë dot atje në Vlorë.

Djemtë po, të ikur janë, të ardhme në Karbunarë jo.” “Këtu a janë 50 familje, a s’janë. Këto familje janë me nga 2 persona.” “Unë jetoj me gruan se djali iku, nuk kishte mundësi të jetonte me fëmijët këtu. Këtu është të vësh duart në kokë, të ulërish e të ikësh.” Mungesa e investimeve, është një nga arsyet kryesore të braktisjes. Banorët kërkojnë një rrugë që të mos ndihen të izoluar. “S’kemi rrugë, jemi bllokuar.”

“Ky është një fshat shumë i pasur po të kemi rrugë.” “Dua të rregulloj shtëpitë, nuk ka nga më vjen makina, pa rrugë.” Edhe uji i pijshëm është një tjetër shqetësim. Sipas banorëve investimi që është bërë së fundmi e ka përkeqësuar gjendjen. “Uji i pijshëm vjen një herë në dy ditë, një orë.” Gjatë fushatave elektorale nuk kanë munguar premtimet e kandidatëve për deputet apo kryetar bashkie, por asgjë nuk ka ndryshuar , e premtimet kanë mbetur vetëm të tilla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME