Categories Politike

DW: Erdogan po forcon pozitat e Turqisë në rajon

Për disa, thotë DW, duke komentuar vizitën e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan ishte “miku që mban premtimin”, për të tjerë “sulltani” me agjendë të fshehur në Ballkan. Ekspertja turke për rajonin, Birgül Demirtaş, shpjegon se që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Turqia ka ndjekur një politikë të jashtme shumëdimensionale ndaj Ballkanit.

Ajo është një aktor i rëndësishëm në rajon që përdor jo vetëm diplomacinë klasike, por edhe diplomacinë ekonomike, diplomacinë kulturore, diplomacinë shëndetësore, sizmike dhe – kohët e fundit – edhe diplomacinë e qyteteve. Ballkani, sipas Demirtas, perceptohet nga vendimmarrësit në Ankara si një shtrirje transnacionale e asaj që ne e quajmë ‘vatan’, një nocion i mbushur me kujtime emocionale.

Vlerësohet se në Turqi jetojnë më shumë shqiptarë sesa në Shqipëri. Shumica emigruan në Turqi pas themelimit të Republikës Turke në vitin 1923. Kur Shqipëria u godit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Turqia ishte ndër vendet e para që dërgoi ndihma emergjente dhe punonjës të ndihmës së shpejtë, kujton ajo, ndwrsa shtoi se vizita e fundit e presidentit turk dëshmoi se çështja FETÖ është ende një çështje e rëndësi.

Nga ana tjetër, Turqia kohët e fundit e ka shtuar eksportimin e droneve në vendet fqinje partnere. Ky është një tregues i rëndësishëm se qeveria e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim po përpiqet të konsolidojë rolin e Turqisë si një aktor rajonal, edhe me mjete të fuqisë së fortë (hard power).

Ankaraja ishte fokusuar deri tani në mjetet e fuqisë së butë (soft power) në ndërveprimet e saj me Ballkanin. Përqendrimi i Turqisë në eksportet e droneve është diçka që meriton vëmendje, duke pasur parasysh rritjen e tensioneve gjatë kohëve të fundit në rajon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME