Categories Lajme

Furgoni me lëndë narkotike, policia jep informacion zyrtar

Kapja e furgonit me kanabis ka çuar në arrestimin e 8 personave, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në fushën e trafikut të lëndëve narkotike. Në një njoftim zyrtar për mediat, Policia e Shtetit thotë se në total, droga e gjetur në furgonin e bllokuar të mërkurën në qytetin e Elbasanit është 578 kilogramë kanabis.

“Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit në Territor”, në vijim të kontrolleve të shumta të kryera në ambiente dhe automjete në akset rrugore, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për një sasi lënde narkotike që po transportohej me një automjet furgon në drejtim të Korçës, nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Elbasan në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, më datë 21.11.2018, rreth orës 10:00 në fshatin Urakë, Njësia Administrative Rrajcë, bashkia Prrenjas, në aksin rrugor Prrenjas-Pogradec është ndërhyrë dhe është bllokuar një automjet furgon “Iveco” me drejtues mjeti shtetasin A.B”, thotë Policia e Shtetit në një njoftim për mediat.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore autoritetet arrestuan 8 persona. Ata janë: E. M., 27 vjeç, A. C. (T.), 39 vjeç, A. B., 42 vjeç, të tre banues në Fier. E. H., 43 vjeç, dhe G. R., 42 vjeç, banues në Elbasan. E. Gj., 42 vjeç, banues në Pogradec, A. Q., 24 vjeç, banues në Korçë, si dhe L. D., 34 vjeç, banues në Tiranë. Ndërsa në kërkim u shpall një person me iniciale A. M., banues në Elbasan.

“Lënda narkotike po transportohej në drejtim të Pogradecit dhe Korçës, ku do pritej nga shtetasit A.Q. dhe E.Gj. Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij grupi të strukturuar kriminal”, thotë më tej policia në njoftimin e saj për mediat.

Gjatë këtij operacioni u bllokuan dhe dy automjete të marra me qira nga të arrestuarit në Fier, automjete të cilat shoqëronin automjetin me lëndë narkotike, konkretisht mjeti tip “Ford Focus” me drejtues A. C., si dhe mjeti tip “Toyota Corola” me drejtues mjeti E.H. Policia sekuestroi gjithashtu 14 aparate celularë dhe 5800 euro

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME