Categories Lajme

Futet në biznesin e njohur grek dhe vjedh mijëra euro dhe çeqe bankare, arrestohet 49-vjeçari shqiptar në Rodos

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në ishullin Rodos, në Greqi, pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh dhe posedim droge.

Mediat greke shkruajnë se arrestimi është kryer më datë 14 mars.Më 24 shkurt të këtij viti, së bashku me bashkëpunëtorin e tij kanë hyrë në zyrat e një kompanie në Rodos dhe kanë tërhequr para dhe çeqe bankare. Po ashtu, shqiptari akuzohet për vjedhje të një sasie të madhe nafte nga tanket e një spitali. Mësohet se bashkëpunëtori i tij nuk është identifikuar ende.

Më 27 shkurt, presidenti i një kompanie ka raportuar se një sulmues i panjohur ka thyer derën kryesore të biznesit të tij. Pas thyerjes së derës ai ka shkuar në zyrën e presidentit të kompanisë. Kamerat e sigurisë tregojnë shqiptarin duke pastruar tavolinën me detergjent duke fshirë kështu shenjat e gishtërinjve.

Më datë 14, policia ka lokalizuar 79-vjeçarin  në Prnonisi dhe gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij, i cili udhëtonte me partneren e tij, ka gjetur dhe konfiskuar një çantë të zezë me 3935 euro, çelësat e shtëpisë dhe një celular.

Policia ka vijuar dhe kontrollin fizik në shtëpinë e të pandehurit, ku ka gjetur kokainë, peshore elektronike dhe 4 celularë. Gjatë seancës gjyqësore, shqiptari nuk ka pranuar akuzat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME