Categories Lajme

Gati masat e reja anticovid, Bino paralajmëron nga Kukësi: Fundjava vendimtare

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Silva Bino paralajmëron mundësinë e vendosjes së masave të reja shtrënguese ndaj koronavirusit në vend pas një jave të rëndë që shënoi 70 viktima dhe 4067 infektime të reja. Një ditë pasi Komiteti Teknik vendosi të mos ndryshonte masat kufizuese, Bino tha nga Kukësi se fundjava do të jetë vendimtare, dhe se të hënën pritet të ketë një vendim për masat e reja.

“Situata po ndiqet, është shqetësuese dhe natyrisht që do të merren masat përkatëse dhe në fund të javës e të hënën do ta shikojmë se si po ecën situata gradualisht, do merren masat përkatëse.” Në mbledhjen e fundit të Komitetet Teknik i Ekspertëve situata u raportua e qetë, por u vendos që vlerësimi i masave shtesë të bëhet jo më për harkun kohor të dy javëve por më shpesh për shkak të dinamikës së situatës.

Shifrat e të infektuarve në 24 orë qëndrojnë mbi 1000, por për Binon dhe ekspertë të tjerë të Shëndetësisë tregojnë një efekt pozitiv nga kufizimi i lëvizjes prej orës 20:00, duke lënë të hapur mundësinë për një kufizim të ri. “Vetëm një zvogël i vogël i orës solli një zvogëlim të numrave. Është një zvogëlim shumë i vogël, por situata po ndiqet.”

Përveç masave shtrënguese, do të ketë edhe skenarë të tjerë mbështetës për përballimin e situatës, sic është hapja e spitaleve të tjera rajonale. Ndërkohë nga Spitali infektiv pasditen e së enjtes po kryhej transferimi I të sëmurëve në pavijone të tjera covid. Në disa raste, për të përshpejtuar procesin në një autoambulancë transportoheshin 2 pacientë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME