Categories Lajme

Gazetarja zbardh ekzekutimin e dy vëllezërve në Durrës

Dy të dyshuar për rastin vëllezërve Haxhiaj në Durrës vitin e kaluar, janë vene pas hekurave, pas hetimeve të SPAK. Ngjarja ka lidhje me serinë e ekzekutimeve që ndodhen për paratë e gra bitura në pistën e aeroportit të Rinasit. Të arrestuarit e sotëm janë Besian Xhixha dhe Enver Diva.

Gazetarja Anila Hoxha zbërtheu gjithë ngjarjen në një raportim live në edicionin e lajmeve në Top Channel. Hoxha raportoi se të dy të arrestuarit Xhixha dhe Diva ishin parapaguar 5 mijë euro për t’i marre jeten një prej vellezerve , Besmir Haxhias ndërsa vëllai tjetër humbi jeten aksidentalisht.

Urdhri ishte dhënë nga i kërkuari i drejtësisë Nuredin Dumani, ky i fundit ishte bashkëpunëtor dhe mik i afërt me të shumëkërkuarin e drejtësisë Talo Çela, i përfshirë në gr abitjen e parave në Rinas.

Parapagesa ishte bërë dy javë para ngjarjes, ata kanë vëzhguar Besmiri më para, hap pas hapi, më pas sikurse bën me dije SPAK, Diva u prek nga covid dhe prandaj nuk u bë porosia. Ai njoftoi Dumanin se nuk mund ta kryente vepren dhe më pas ekzekutimi i Besmirit është bërë nga të tjerë ku ishte i pranishëm dhe Talo Çela, dhe shtetasin Doçi që pak ditë më parë u komunikua akuza.

Nga biseda mes Organizatorëve Çela dhe Dumani është thënë se” Besmiri po fliste shumë, i kishte hyrë vetja në qejf dhe nuk duhet më të qarkullonte’.

Herë pas herë policia ka kryer kontrolle në Bradashesh dhe Elbasan, është kthyer duar bosh, pa rënë në gjurmët e Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME