Categories Lajme

Zyrtare nga policia greke: Piloti vrau bashkëshorten, pranoi autorësinë

Bashkëshorti i studentes 20-vjeçare e cila humbi jeen disa javë më parë në Greqi, ka pranuar autorësinë. Mediat greke bëjnë me dije se pas 8 orësh pyetje nga policia greke, 32-vjeçari Babis Anagnostopoulos ka pranuar këtë të enjte se ka qenë ai që i ka marre jeten bashkëshortes se tij.

Ai rrëfeu tek autoritetet se bashkëshortja i kishte thene se do merrte fëmijën 11 muajsh dhe do të largohej. Provat që kishte siguruar policia ishin të pakontestueshme ndaj 32-vjeçari u detyrua që të pranojë fajin çka çoi dhe në arrestimin e tij.

PROVAT QË FUNDOSËN AUTORIN

Pas më shumë se një muaji hetimesh, policia arriti të gjejë prova të mjaftueshme për të identifikuar 32-vjeçarin si autor të ngjarjes ku humbi jeten studentja 20-vjeçare. Në deklaratat që ai ka dhënë në polici kanë qenë kontradiktore.

Së pari, nga ekspertiza shkencore që i është bërë të gjitha provave, ora biometrike e 20-vjeçares regjistroi një rritje të shpejtë në rrahjet e zemrës së saj gjatë kohës së ngjarjes dhe më pas kjo shenjë jetike u ndal.

Së dyti, rezulton se bashkëshorti ka dhënë deklaratë të rremë. Ai është shprehur në polici se grabitësit hynë në shtëpi dhe e kanë lidhur me litar, por nga analizimi i celularit të tij, aplikacioni që mat hapat e bërë, ka regjistruar lëvizje të tij nëpër shtëpi.

Së treti, kamerat e sigurisë rreth shtëpisë duket sikur nuk kanë regjistruar momentin kur kanë hyrë grabitësit, duke hedhur dyshimin se ato janë fshirë.

MARRËDHËNIA E ÇIFTIT

Ashtu siç ka deklaruar dhe 32-vjeçari Babis Anagnostopoulos përpara policisë, çifti ka pasur mosmarrëveshje gjatë kohëve të fundit. 20-vjeçarja i ka kërkuar divorcin bashkëshortit dhe e ka kërcë nuar se do të largohej nga shtëpia me fëmijën. Ky është motivi me të cilin bashkëshorti i saj sqaron ngjarjen e rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 11 maj në zonën e Glyka Nera në perfieri të Athinës. 20-vjeçarja Caroline Crouch u gjet e pajete në papafingon e shtëpisë së saj pranë foshnjës 11-muajshe.

Ishte vetë bashkëshorti i cili lajmëroi policinë duke deklaruar se 3 persona hynë në banesë për të grabitur. Më tej ai tregoi se grabitësit e lidhën 32-vjeçarin në një karrige ku më pas i ka rënë të fikët.

Deklaratat e tij vunë në lëvizje autoritetet greke për të kërkuar 3 autorët e “grabitjes” duke i shtrirë kërkimet e tyre në Shqipëri, Rumani dhe Gjeorgji. Por sa më shumë hetonin, aq më shumë autoritetet iu afruan të vërtetës duke dalë në konkluzionin se nuk ka ndodhur asnjherë grabitja, deri në momentin që bashkëshorti pranoi autorësinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“E bëra për hakmarrje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit të dështuar në Elbasan

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i fuqishëm në “Mesopotam Agroturizëm”, flakët rrezikuan edhe kabinat prej druri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME