Categories Lajme

Gjashtë shtete të SHBA-së shënojnë rekord të rasteve të reja

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, së paku gjashtë shtete të Shteteve të Bashkuara kanë shënuar shifra rekorde të rasteve ditore të koronavirusit.

Georgia i ka regjistruar 1,900 raste të reja. Shifra e përgjithshme e të infektuarve me Covid-19 në këtë shtet ka shkuar në 72,995 persona, ndërsa kanë vdekur 2,770 njerëz. Tennessee i ka shënuar 1,410 raste të reja, me ç’rast shifra e përgjithshme e infektimeve shkoi në 39,444. Deri më tani, në këtë shtet janë regjistruar 577 viktima të koronavirusit, shkruan “CNN.

Utah i regjistroi 676 persona të infektuar për 24 orë dhe numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 20,050, ndërsa 166 persona kanë vdekur që nga fillimi i përhapjes së virusit. Idaho i ka regjistruar 283 raste të reja dhe shifra e përgjithshme e infektimeve ka shkuar në 4,865 persona. 90 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në këtë shtet të ShBA-së deri më tani.

Florida i regjistroi 8,938 persona të infektuar dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 122,960, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave është 249. Arkansasi i shënoi 678 raste të reja, duke e çuar në 18,740 shifrën e përgjithshme të të infektuarve. 249 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në këtë vend

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME