Categories Lajme

Shuhet në moshën 91-vjeçare dizajneri i logos së famshme të Nju Jorkut

Milton Glaser, dizajner grafik me ndikim në Shtetet e Bashkuara dhe autor i logos së famshme për Nju Jorkun, ka vdekur në moshën 91-vjeçare. E krijuar në vitin 1977 për një fushatë turizmi, logoja e këtij dizajneri ishte bërë shpejt e njohur në tërë botën dhe është cilësuar si logoja më e imituar në histori, shkruan “BBC”. Glaser e kishte krijuar gjithashtu një poster të famshëm të Bob Dylan-it dhe ka qenë bashkëthemelues i revistës “New York”.

Glaser u lind në Bronx të Nju Jorkut në vitin 1929. Ai studioi fillimisht në një kolegj në Manhattan dhe më pas në Akademinë e Arteve të Bukura në Bolonjë të Italisë. Në vitin 1968, ai e themeloi revistën “New York” dhe shërbeu si drejtor i dizajnit për nëntë vjet. Më 1974, Glaser e kishte themeluar kompaninë e vet të dizajnit, të cilën e kishte emërtuar Milton Glaser Inc.

Tri vjet më vonë, ai e dizajnoi logon e famshme për Nju Jorkun pa pagesë për të ofruar ndihmë për promovimin e turizmit në qytetin e lindjes në kohën kur vendlindja e tij po përballej me një valë të krimeve dhe me krizë financiare. Në vitin 2010, Glaser u nderua nga presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama, me Medaljen Kombëtare të Artit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME