Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure, në lagjen Nr.13 të qytetit të Durrës, ku një 24-vjeçar është gjetur i vetëvarur. Mësohet se ka qenë babai i të riut ai që e ka gjetur pa shenja jete. Ndërsa dyshohet se 24-vjeçari me iniciale F.K, vuante nga depresioni.
Durrës/Informacion paraprak Me datë 17.11.2021, rreth orës 16:40, në banesën e tij dyshohet se ka varur veten shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Durrës, të cilin e ka gjetur pa shenja jete babai i tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet se vuante nga d epresioni.