Categories Lajme

“Po dumdumi me 3 goma, si do kalojë? Tallje me popullin”/ Kryetari i Bashkisë “inauguron” rrugën e çuditshme, “shpërthen” rrjeti nga komentet

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Leftër Alla është bërë “gaz i botës” ditën e sotme teksa ka reklamuar në facebook “inaugurimin” e rrugës më të re.

Por ajo që e bën më qesharake këtë inaugurim është fakti që kjo nuk është një rrugë normale por bëhet fjalë për vetëm dy shtresa betoni të hedhura sa për të kaluar gomat e makinës.

Si mos mjaftonte kjo, Alla e prezanton gjithë krenari, duke e inspektuar vetë dhe duke e ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, sikur të kishte ndërtuar një autostradë. Por të shumta ishin reagimet tallëse dhe ironike në rrjetet sociale, disa prej tyre i shkruajnë:

“Po dumdumi me 3 goma? Apo është teknologji e vjetër kjo?
“O Lefter paske bere korsi edhe per gomarin”
“Paske bere kanal me korsi bicikletash anash”
“bravo jeni per tu nxjere ne librin guiness”
“Tallje k… me at popull ju vraft zoti se populli ka vdek”

Ja postimi i kryetarit të Bashkisë, Leftër Alla: Në lagjen Zoge në Dragu
Bashkëpunuam me banorët për rrugën malore, e cila prej kohësh përbënte një problem të madh për lëvizjen e kalimtarëve. Falë dëshirës dhe vullnetit për të bashkëpunuar, #BashkiaBulqizë mundësoi bazën materiale të nevojshme, ndërsa vetë banorët kryen pjesën tjetër të punës.
#BashkiaBulqizë do të jetë e gatshme për çdo partneritet me banorët, pavarësisht natyrës së iniciativave të prezantuara. Bashkë për Bulqizën tonë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shfrytëzonte në mënyrë të paligjshme inertet në lumin e Valbonës, IKMT i vendos gjobë 2 mln lekë subjektit

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka gjobitur me 2 milionë lekë subjektin Sh.Mulosmani,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Renditja/ Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy efektivë policie humbin jetën në ambientet e burgut 313

Dy efektivë policie kanë humbur jetën në ambientet e paraburgimit 313 në Tiranë. Sipas informacioneve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME