Lajme

Gjendet i pajetë 50-vjeçari shqiptar në Prishtinë

Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Prishtinë. Rasti ka ndodhur sot  në rrugën “Lec Gradica” në kryeqytet. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se përkundër se në vendin e ngjarjes ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, Policia po e heton këtë rast.

“Sot rreth orës 14:00 është raportuar për një trup të pajetë, në një shtëpi në rrugën “Lec Gradica” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.

Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton këtë rast dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit”, njofton Ahmeti. Sipas Ahmetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Express

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: