Lajme

Gjendet i vdekur në kanal një 60-vjeçar në Vlorë, detajet e para

Policia e Vlorës ka gjetur një trup të pajetë në një kanal mëngjesin e së shtunës.

Viktima është gjetur në zonën që njihet si “Kanali i Motorit” që grumbullon ujërat e zeza, ndërsa është pikasur fillimisht nga kalimtarë të rastit që kanë lajmëruar më pas policinë.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës ose shkaqet e vdekjes, ndërsa paraprakisht mendohet të jetë një shtetas rreth 60 vjeç, i cili ka tentuar që të mbledh mbetje plastike pranë kanalit, por për shkaqe ende të paqarta ka rënë në kanal dhe ka humbur jetën.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close