Categories Lajme

Gjeti një defekt në sistem, 19-vjeçari “hack-on” disa makina Tesla dhe i merr nën kontroll

Makinat elektrike Tesla janë të njohura në të gjithë botën dhe lajmet kanë vënë në dyshim sigurinë e një sistemi të avancuar teknologjik: një djalë 19-vjeçar gjeti një defekt në sistem dhe arriti të hakojë rreth 20 makina Tesla, duke marrë kontrollin e tyre. Si ka mundësi që një djalë ka arritur të hyjë në një sistem kompleks? Djali quhet David Colombo, ai është vetëm 19 vjeç dhe është një konsulent për sigurinë kibernetike. Rastësisht, ai zbuloi një dobësi në sistem në dhjetëra makina Tesla që ndodheshin në Gjermani, Belgjikë, Finlandë, Danimarkë, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Kinë.

Çfarë është kjo dobësi? Një program i veçantë softuerik ekspozoi aksidentalisht të dhënat e automjetit Tesla, madje duke treguar vendndodhjen e tyre. Ky softuer, megjithatë, nuk është projektuar nga Tesla, por është në pronësi të një kompanie të tretë të panjohur aktualisht. Duke pasur akses në këtë softuer, David ishte në gjendje ta hakonte atë dhe të merrte kontrollin e makinave, duke pasur mundësinë të çaktivizonte funksionet e sigurisë, të hapte dhe mbyllte dyert, të rriste volumin e makinave, të binte borinë dhe më shumë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME