Categories Lajme

Gjiknuri: Vëmendja e treguar nga Kryeministrit e ka kthyer Vlorën në një atraksion kombëtar

Damian Gjiknuri,Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës  shoqëruar nga deputeti Fate Velaj,  dhe nga kandidati për deputet Anduel Tahiraj zhvilluan një bashkëbisedim me arkitektë, inxhinierë dhe intelektualë të qytetit të Vlorës.

Duke i cilësuar si krenaria e qytetit për arritjet e tyre profesionale në fushat respektive që ata përfaqësojnë Gjiknuri pohoi se është mirënjohës për mbështetjen që kjo kategori tregon ndaj zhvillimit të Vlorës.

Në bashkëbisedimin fokusuar te mekanizmat që duhet të implementohen për zhvillim të mëtejshëm infrastrukturor të qytetit, Gjiknuri tha se “ju jeni njerëzit që e keni parë Vlorën në momente të ndryshme, në mungesë të investimeve por edhe në ringritje.

Vëmendja e treguar nga Kryeministrit e ka kthyer Vlorën në një atraksion kombëtar. Basti politik-ekonomik i Ramës e ka transformuar tërësisht Vlorën. Ky zhvillim nuk duhet të ndërpritet pasi investimet e mëtejshme do ta bëjnë Vlorën një krenari kombëtare, duke e shtuar dita ditës potencialin ekonomik që do të gjenerohen nga investimet madhore. Në mungesë totale të alternativave të tjera, ne duhet ta çojmë përpara këtë mundësi të artë për të vijuar më tej çdo projekt të nisur”.

Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri i falenderoi arkitektët, inxhinierët dhe intelektualët e qytetit, si njerëz vizionar që e duan të bukurën dhe zhvillimin e mëtejshëm të Vlorës, ndërsa i cilësoi ata si krenari e qytetit, për sa shumë i dhurojnë përmes punës së tyre Vlorës dhe qytetarisë vlonjate.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME