Categories Lajme

Gjirokastër, përshtati lokalin për veprimtari të jashtëligjshme, prangoset pronari

Policia e Gjirokastrës ka vënë pranga 2 persona pasi në kundërshtim me ligjin, ushtronin veprimtarinë e lojërave të fatit.

Njoftimi nga policia: Gjirokastër . Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. Goditet një tjetër rast i kësaj veprimtarie.

Vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen dy aparate celulare dhe një sasi parash. Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit R. C., 36 vjeç, banues në Gjirokastër (administrator i një subjekti bar-kafe) dhe D. H., 37 vjeç, banues në fshatin Plesat, Gjirokastër (klient i subjektit).

Këta shtetas u arrestuan pasi, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u ushtrua kontroll në ambientet e një subjekti bar-kafe në pronësi të shtetasit R. C., në lagjen “18-Shtatori”, ku u konstatua se ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, duke fshehur të ardhurat.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare dhe një sasi parash. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME