Categories Lajme

GJKKO jep vendimin për ish-gjyqtaren Margjeka, shërbim prove dhe asnjë e drejtë për të ushtruar funksione publike

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burg ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka, por dënimin është pezulluar për t’u kthyer në 3 vite shërbim prove dhe i hoqi të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vjet,

Bashkëshorti i Margjekës është dënuar me 4 vite burg me akuzën e korrupsionit pasiv. Me 3 vite burg për akuzën e korrupsionit aktiv u dënua Klaudo Zhilla. Ndërkohë, avokati Skënder Deminaj u dënua me 3 vjet burg, por dënimi u pezullua në shërbim prove.

Çështja për të cilën akuzohet Mimoza Margjeka, bashkëshorti i saj si edhe avokati Skënder Demiri:

Policia arrestoi në korrik të vitit të kaluar një grup që transportonin klandestinë, mes tyre ishte edhe Orion Bali.

Fillimisht gjykata e Pogradecit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Balin, por familjarët ndërhynë përmes avokatit Demiri dhe përmes 6 mijë eurove synuan ndryshimin e vendimit në Apelin e Korçës nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Pas kontakteve të para, SPAK vuri në përgjim personat e dyshuar duke zbuluar se në skemë ishte edhe bashkëshorti i gjyqtares, dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, në Durrës, Arben Cara.

Të pandehurit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj, akuzoheshin se në bashkëpunim me njëri tjetrin, i dhanë Mimoza Margjekës,  ndërkohë që ushtronte funksionet në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, Arben Carë, një shumë parash prej 6 000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME