Categories Lajme

Gjykata liron tre ushtarakët e arrestuar për kanabisin në bazën e Zall-Herrit

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë të lirë tre ushtarakët e arrestuar pas zbulimit të një parcele kanabisi në bazën ushtarake të Zall-Herrit.

Bëhet fjalë për Shefin e Seksionit të Sigurisë, Gramoz Mullai si dhe dy specialistët, të Zbulimit, Rustem Koçi dhe atë të Sigurisë, Gentian Zhurda të cilët janë lënë të lirë sot.

Ushtarakët e kishin apeluar vendimin duke pretenduar se ishin ata të cilët e kishin zbuluar parcelën gjatë kontrollimit të zonës në korrik, një muaj më parë se policia, dhe e kishin raportuar. Në dëshminë e tyre, ushtarakët janë shprehur se kontrollimi i zonës ishte i vështirë për shkak të bimësisë së dendur. Të proceduar penalisht për parcelën janë edhe shtetasit A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture, P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge, I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier, P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME