Categories Lajme

Gòditja e parë e Biden, SHBA i vjen hakut militantëve të mbështetur nga Irani

Presidenti amerikan, Xho Bajden, ka urdhëruar sulmin e parë ajror në Lindjen e Mesme, 10 ditë pasi militantë proiranianë vunë në shenjestër një bazë amerikane, me ushtarë dhe civilë brenda. Uashingtoni i është përgjigjur në mënyrë proporcionale sulmit terrorist ndaj bazës së vet ajrore në Irak. Pentagoni njoftoi të enjten se lëshoi 7 predha në drejtim të disa godinave të kontrolluara nga militantë të “Kataib Hezbollahut” dhe “Kataib Said al-Shuhadas”, në lindje të Sirisë.

Grupet paramilitare të mbështetura nga Irani, 10 ditë më parë sulmuan ushtarë e civilë në një bazë amerikane, duke vrarë 2 prej tyre. Pasoja pati edhe në Zonën e Gjelbër të Irakut, ku qëndrojnë ambasadat dhe misionet diplomatike.

“Objektivat që goditëm po përdoreshin nga të njëjtat milici shiite të cilat kryen sulmet ndaj amerikanëve,” deklaroi Loid Ostin, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së. Ndërsa Amerika nuk konfirmoi viktima, zyra siriane për të drejtat e njeriut tha se të paktën 22 luftëtarë proiranianë humbën jetën nga goditjet.

Në dëmet materiale llogariten disa kamionë me municione dhe pika kufitare të ngritura prej tyre. Zyrtarë amerikanë i thanë agjencisë “Rojters” se sulmi ishte më tepër sinjal për militantët, se SHBA-ja nuk do ta përshkallëzojë konfliktin në rajon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME