Categories Kuriozitete

Gruaja bëri punët e shtëpisë për 5 vite, Gjykata urdhëron burrin ta paguajë 7000$

Një gjykatë divorci në Pekin ka urdhëruar një burrë që të kompensojë gruan e tij për punët e shtëpisë që ajo bëri gjatë martesës së tyre, raporton BBC.

Verdikti ka ndezur një debat të gjerë në Kinë, pasi burri u urdhërua t’i paguajë ish-bashkëshortes 50,000 yuan (7 mije dollare) për pesë vitet e punës shtëpiake të papaguar. Zhvillimi vjen pas miratimit të një kodi të ri civil kohët e fundit, i cili ka si qëllim mbrojtjen më të mirë të të drejtave të individëve.

Legjislacioni u lejon njerëzve të padisin për kompensim partnerët e tyre gjatë divorcit, nëse kanë mbajtur më shumë përgjegjësi gjatë lidhjes së tyre, si për shembull me punët e shtëpisë. Në rastin në fjalë burri i njohur si zoti Chen, kërkoi divorcin vitin e shkuar nga gruaja e tij zonja Wang, pasi ishin martuar në 2015.

Duke vendosur në favor të gruas, gjykata zonale e Fangshan urdhëroi Chen të paguajë ish-gruan e tij 2,000 yuan çdo muaj si dhe një pagesë prej 50,000 yuan për punën e saj shtëpiake të mëparshme. Gjykatësi tha se ndarja e pasurisë bëhet me anë të ndarjes së aseteve ndërsa kishte shtuar më pas: “Puna shtëpiake përbën një vlerë të pandryshueshme”.

Rasti ka nisur një debat të gjerë në mediat sociale mbi vlerën e llogaritur të punëve shtëpiake, teksa shumë thoshin se ishte nënvlerësuar, ndërsa të tjerë duartrokisnin vendimin. “Një dado e ka rrogën disa mijëra yuan në vit, prandaj kjo pagesë është shumë pak,” shkruante një prej tyre. Ndërsa një tjetër tha: “Gratë duhet të kenë pavarësinë e tyre. Mos e lini punën pasi të martoheni.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 28 Prill 2024

Dashi Gjatë kësaj dite Hëna dhe Saturni janë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe mund…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME