Categories Lajme

Gonxhja: Po t’u hoq patenta kthehesh në autoshkollë, ka kur aplikohet gjoba për siguracione

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor Blendi Gonxhja sqaron se pavarësisht kërkesave të shoqërisë së siguracioneve një rregull i tillë nuk do të përfshihet në kodin rrugor.

Penalitete për drejtuesit e makinave do të ketë në rastet ku konstatohen nga policia në ambiente publike.“Nuk ka asnjë dispozitë të tillë që të kemi dakordësuar që të jetë pjesë e Kodit Rrugor për të përcaktuar një gjobë automatike nëse nuk rinovon siguracionin e detyrueshëm. Ka vetëm një mënyrë sesi gjobat për mospasje siguracioni të detyrueshëm aplikohen, kjo është përmes vizualizimit, kapjes në qarkullim” tha ai.

Pas shtyrjes me tre muaj brenda 2 javëve pritet të rinisë edhe procesi i kolaudimit të automjeteve. Gonxhja sqaron se kriteret e kontrollit teknik të automjeteve do të jenë më të forta meqenëse zgjatet periudha e kontrollit nga 1 vit në 2 vite.

“Teknikët po punojnë dhe shumë shpejt do të jemi në gjendje të hapemi për shërbimin e ri të koaludimit, kriteret do të jenë më të forta” tha ai.

Në ndryshimet e kodit Rrugor është parashikuar rritje e penaliteteve për drejtuesit që abuzojnë me rregullat në të gjitha nivelet. Për këta persona do të jetë e detyrueshme rikthimi në autoshkolle “Flasim për ata që i kanë përsëritur dhe janë në ekstremet e kundravajtjes. Kur anulohet leja e drejtimit, nuk do të ketë më vetëm ritestet, por një rikthim në bankat e autoshkollës” tha ai.

Ndryshimet në Kodin Rrugor tashmë kanë kaluar në komisionet parlamentare dhe pritet të marrin miratimin përfundimtar në parlament në seancën e ardhshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME