Categories Lajme

Hetimet për vrasjen e çiftit Pasho, çfarë u gjet në dorezën e valixhes

Hetimet për vrasjen e çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho në Itali kanë marrë një tjetër rrjedhë.

ADN-ja jo e plotë që i përkiste një personi të panjohur, një burri, është gjetur në dorezën e njërës prej çantave, ku ishin futur të copëtuar trupat e bashkëshortëve.

Në këtë përfundim ka dalë rezultati i analizave të kryera nga Karabinierët e  Romës në emër të Prokurorit Publik të Firences.

Siç raportojnë mediat italiane, nga 14 repertorë të gjetur në apartamentin ku ndodhi krimi, janë gjetur edhe gjurmë të tjera të ADN-së së përzier, me një përbërës kryesisht femër.

Për momentin të dyshuar në gjyq për ngjarjen e rëndë janë  djali i bashkëshortëve të v rarë, Taulant Pasho, ish-partnerja e tij Elona Kalesha dhe vëllai i saj, Denisi.

Sipas mbrojtësit të Elona Kalesha, avokati Fabio Febbo, mungesa e një ADN-je femërore në dorezat e valixhes së gjetur afër autostradës do të konfirmonte se “valixhet me të cilat Elona u pa të dilte nga shtëpia nga disa dëshmitarë nuk ishin ato që mbanin kufomat”.

Në vitin 2015 Shpëtim dhe Tauta Pasho u zhdukën në mënyrë misterioze në Firence. Vetëm në dhjetor 2020, në një tokë jashtë b urgut Sollicciano, pranë autostradës Firenza, Pisa, Livorno,  u zbuluan valixhet që përmbajnë mbetjet njerëzore të bashkëshortëve.

Pas disa ditësh u vërtetua se eshtrat ishin të çiftit shqiptar që u zhdukën pasi shkuan për të vizituar fëmijët e tyre në Castelfiorentino. Ata kishin marrë me qira një apartament në Scandicci për të qenë afër djalit të tyre, i cili ishte në burgun Sollicciano.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME