Categories Lajme

Grabisnin, biznese, banesa dhe farmaci, policia identifikon grupin e hajdutëve të natës, tre të mitur të moshës 14 dhe 15 vjeç lihen të lirë

Tre të mitur të moshës 14 dhe 15 vjeç janë identifikuar dhe ndaluar nga policia e Tiranës si autopr të 8 grabitjeve në biznese të ndryshme në kryeqytet. Bëhet fjalë për grabitje të ndodhura nga janari I këtij viti deri ditët e fundit.

Policia ka zbuluar dhe verifikuar në bazë të kamerave të sigurisë së grabitjet tret ë miturit I organizonin kryesisht gjatë orëve të natës. Opearcioni për ndalimin e tyre është quajtur “ëalkers” ndërsa akuzohen për grabtiej të pronës dhe pasurisë. Ai është zhvilluar nga komisariati I policisë numër një. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Ëalkers”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Gjatë grabitjeve të miturit kanë marrë, para, sende mem vlerë, vegla pune. Por nuk kanë ngurruar të grabisin edhe në farmaci.

Njoftimi I policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Ëalkers”.

Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. M., 14 vjeç, E. B., 14 vjeç dhe D. M., 15 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se këta shtetas, gjatë muajve të fundit, kryesisht gjatë natës, kanë kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Tiranës. Pas hetimeve të kryera dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se këta shtetas janë autor të 8 ngjarjeve, konkretisht:

*Më datë 06.01.2022, në rrugën “Todi Shkurti”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar parash në biznesin e shtetasit Q. I.; *Më datë 05.02.2022, në Rrugën e Elbasanit, dyshohet se kanë vjedhur disa produkte në biznesin e shtetases E. K.; *Më datë 08.02.2022, në rrugën “Jorgjia Truja”, dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune në pronësi tështetasit E. Gj.; *Më datë 18.02.2022, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin në pronësi të shtetasit H. L.;

*Më datë 28.04.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin në pronësi të shtetasit B. D.; *Po më datë 28.04.2022, në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në farmacinë e shtetasit Xh. H.; *Më datë 04.05.2022, në rrugën “Asim Zeneli”, dyshohet se kanë vjedhur disa dokumente dhe një shumë parash, në një farmaci;

*Më datë 06.05.2022, në rrugën “Arben Broci”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në biznesin e shtetasit E. Gj. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME