Categories Lajme

Greqi, askush nuk krijon dot qeverinë! Edhe Tsipras heq dorë, pas një muaji zgjedhje të reja

Edhe lideri i partisë më të madhe opozitare Syriza, Aleksis Tsipras sot në mesditë, ashtu si udhëheqësi i socialistëve Nikos Andrulakis më vonë, dhe dje kryeministri Kyriakos Mitsotakis, ka kthyer mandatin presidencial për qëllimet e një qeverie të koalicionit pas zgjedhjeve të së dielës së kaluar, që tronditën të Majtët pasi humbën një të tretën e elektoratit të tyre.

“Nuk do ta marr mandatin eksplorues , pasi nuk lindin korelacione për të krijuar një qeveri koalicioni. Prandaj, ju takon juve të zgjidhni se çfarë të bëni më pas.”- u shpreh Aleksis Tsipras, lideri i Syriza.

Tsipras që ndodhet në epiqendër të kritikave për të dobët të partisë Syriza që drejton për shumë se një dekadë , ka thënë shprehimisht se fitorja ka shumë baballarë, por humbja vetëm një ,duke theksuar se do të luftojë për rezultatet e tjera.

Unë personalisht marr përfundimin e plotë për këtë rezultat, por në fjalorin tim etik të marrësh të bëjë të thotë të qëndrosh dhe të luftosh.“- shtoi Aleksis Tsipras.

Analistë të ndryshëm theksojnë se në bazë të rezultateve duket se ishte më shumë një rezultat i SYRIZA-s sesa një fitore e Demokracisë së Re.

“Në gjithë fushatën e tire zgjedhore ata nuk luftuan të thonë pse janë mirë se të gjithë , por pse Demokracia e Re është e tmerrshme.”-shprehet Solon Molho.

Interesante janë të dhëna se si votuan grekët. Në spektrin e qendrës , 39,8% e votuesve shkuan drejt Demokracisë së Re dhe vetëm 15,9% tek Syriza.

Ndërsa 39,9% e votuesve të ekstremeve të preferuara të konservatorëve dhe vetëm 6,7% Syrizën, në spektrin e krahut ekstreme 23,9% kanë votuar të Majtë ,por 17,9% kanë shkuar drejt Demokracisë së Re. Edhe tek mosha 17-24 vjeç, vetëm 28,8% ka të preferuar Syrizën , në krahasim me 31,5% që ka votuar për Demokracinë e Re.

Gati një në dy grekë fermerë (47,5%) dhe të vetëpunësuar (54%) ka votuar konservatorë, thuajse njësoj është gjithë vota e rrogëtarëve të shtetit apo privatë tek dy partitë e para, ndërsa bën ato fakte se edhe tek të papunët 33, 4% kanë votuar Demokracinë e Re dhe vetëm 26% Syrizën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME