Categories Lajme

Vodhën dyqanin dhe tentuan t’i shpëtonin policisë, pranga dy të rinjve në Lushnjë (EMRAT)

Dy të rinj ranë në prangat e policisë së Luahnjës pasi vodhën një dyqan dhe më pas tentuan të largoheshin.

Në pranga përfunduan Demir Ymeri dhe Haki Xhindi, të cilët u kapën në flagrancë menjëherë pasi kishin vjedhur disa produkte në dyqanin e shtetasit S. D., teksa tentonin të largoheshin me një automjet që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me sendet e vjedhura.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas.

Njoftimi i policise:

Lushnjë

Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 2 autorëve të një vjedhjeje me thyerje në një dyqan në Lushnjë.

2 bashkëpunëtorët u kapën menjëherë pasi kishin kryer vjedhjen, në tentativë për t’u larguar me automjet.

Sekuestrohen sendet e vjedhura dhe automjeti.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, për një rast vjedhjeje me thyerje, në një dyqan në lagjen “Skënder Libohova”, u arrestuan shtetasit D. Y., 29 vjeç, banues në Lushnjë dhe H. Xh., 26 vjeç, banues në Roskovec.

Këta shtetas u kapën në flagrancë menjëherë pasi kishin vjedhur disa produkte në dyqanin e shtetasit S. D., teksa tentonin të largoheshin me një automjet që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me sendet e vjedhura.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME