Categories Lajme

“Tradhtitë s’bëhen më në hotele”/ Detektivja zbulon si ‘mashtrojnë’ partnerët shqiptarë. Çiftet s’ndahen pas tradhtisë…!

“1 herë Mat” është një program investigimi për tradhtitë bashkëshortore. Ai bazohet në ngjarje të vërteta, por personazhet, vendet dhe faktet jane totalisht të fshehur për të ruajtur anonimatin. Thelbi është e vërteta dhe përballja me faktet.

Ervin Kurti dhe Shkënda Lili kanë treguar disa detaje të reja në lidhje me emisionin që do të nisë në “E Diell” nga data 28 Maj.

Pjesë nga biseda:

Ervin Kurti: Një gjë mund të ua zbulojmë, që tradhtitë nuk bëhen më si dikur nëpër hotele, por ku bëhen Shkënda?

Shkënda: Nëpër shpia private

Ervin Kurti: Marrin shpia me qira, këtë mund ta themi. Janë disa vende që unë tani i kam zbuluar, sepse Shkënda i dinte edhe më parë, që shërbejnë si strofulla tradhtie.

Shkënda: Në këto shpia nuk shkojnë kurrë bashkë, por njëri para e tjetri pas.

“Çiftet shqiptare nuk ndahen pas tradhtisë”, detektivja tregon si zbulohen tradhtarët

Dedektivja private Shkenda Lili ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria LIVE”, ku ka folur për rastet e tradhtisë në vendin tonë.

Ajo deklaroi se në eksperiencën e saj, shumica e çifteve shqiptare, edhe pasi marrin vesh tradhtinë nuk ndahen. Ajo shprehu keqardhje për ato gra që përveç tradhtisë, vazhdojnë të qëndrojnë në një familje ku ka dhe dhunë.

“Jo gjithmonë shkojmë drejt ndarjes, në eksperiencën që kam, çiftet nuk ndahen. Më vjen keq ta them sepse kur diçka ka shkaur aty ku… ka marrë fund, duhet t’i japin drejtim. Por spidomos femrat shqiptare, që unë jam femër vetë, në momentin që ka dhunë, gratë vazhdojnë dhe qëndrojnë në atë familje. Për shkaqe ekonomike, të opinonit.”– tha ajo

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME