Lajme

Greqi, Ngjarja tragjike/ Babai e harron në makinë, humb jetën foshnja 5 muajshe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Greqi, ku një foshnje ka humbur jetë pasi baba e ka lënë në makinë për orë të tëra.

Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Artës, ku babai ka harruar fëmijën e tij në makinë, konkretisht në sediljen e pasme. Ai është kujtuar pas tre orësh për foshnjën e tij vetëm 5 muajsh dhe kur është kthyer tek makina e ka gjetur fëmijën pa ndjenja.

Foshnja ishte pa ndjenja dhe kishte shkumë nga goja dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Artës ku u konstatua i vdekur. Ndërkohë foshnja është dërguar në spitalin e Janinës për t’iu bërë autopsia

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close