Categories Lajme

Greqi, Rrëmbehet një vajzë, dëshmia: Shoferi fliste shqip

Policia greke është në gjurmët e një makine gri, që u përdor për rrëmbimin e një 30-vjeçarje në Heraklion i Ri.

Sipas asaj që është regjistruar në dosjen hetimore ngjarja ka ndodhur më 21 nëntor, në kryqëzimin e Kargiorgi dhe Iliou ku një 30-vjeçare, i janë afruar tre burra dhe e kanë futur me dhunë në një automjet.

Më pas, njëri prej autorëve e ka goditur me grushte në kokë, duke i shkaktuar humbjen e ndjenjave. Në një vend dhe orë të paqartë, viktima ka kuptuar se makina ishte e ndaluar dhe ajo ishte e shtrirë në sediljen e pasme, me tre autorët që e ruanin. Për shkak të faktit se viktima vuan nga një sëmundje që shkakton dobësi, ajo ka humbur sërish ndjenjat dhe të panjohurit e kanë braktisur në një stacion në Larisa, ku është gjetur nga një shofer taksie.

Sipas denoncimit ” makina ishte gri me pjesën gramatikor e “EME” në targë. Të panjohurit i kishin tiparet e fytyrës të mbuluara me kapuç të plotë.

Viktima arriti t’i hiqte kapuçin një autori – atij që e kishte goditur fillimisht dhe konstatoi se ai ishte i ri, deri në 30 vjeç, i stërvitur mirë, me mjekër, sy të errët, flokë të errët me kokë të rruar përreth. Shoferi ishte më i vjetër me zë të trashë dhe fliste shqip.

Siç ka rezultuar, autorët i kanë vjedhur 30-vjeçares 100 euro , një celular me vlerë 200 euro dhe një copë letër me shënime personale.

Për faktin se prej kohësh ajo humbi ndjenjat do kryhet një kontroll për të kuptuar nëse është përdhunuar apo jo. Do të ketë edhe ekspertizë mjeko-ligjore, ndërkohë që policia do t’i tregojë v iktimës foto të shënuara në përpjekje për të identifikuar autorët. Rrobat dhe portofoli i 30-vjeçares tashmë janë dërguar për ekzaminim laboratorik në Drejtorinë e Hetimeve Kriminologjike.abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME