Categories Lajme

Greqi – shkatërrohen 3 200 shtëpi, asnjë dëmshpërblim për ilegalët

Ndërsa prej më shumë se një jave në Tiranë po regjistrohen protesta të përditshme nga banorët pranë Astirit, shtëpitë e të cilëve do të preken nga projekti publik për ndërtimin e Unazës së Madhe, në Greqi, një debat i ngjashëm po trajtohet tërësisht pa bujë.

Aktualisht, pothuajse 3 200 ndërtesa janë në proces shkatërrimi në Mati, pranë Athinës, në zonën ku në muajin korrik u verifikua një zjarr i tmerrshëm, nga i cili humbën jetën 91 persona.

Banesat ilegale, të ndërtuara në këtë zonë penguan ndërhyrjen e forcave zjarrëfikëse, duke rritur ndjeshëm bilancin e viktimave në atë aksident dhe kjo bëri që Kryeministri Tsipras, pak ditë pas fatkeqësisë të deklaronte këtë masë drastike, prishjen e 3 200 ndërtesave pa leje në këtë zonë.

Ashtu si në Shqipëri, edhe Greqia ka një traditë të gjatë ndërtimtarie pa leje, të cilat mund të legalizohen në mënyrë të ngjashme ashtu si në vendin tonë, përsa kohë nuk pengojnë zbatimin e projekteve të rëndësishme publike ose nuk ndodhen ne bregdet, ashtu siç ka ndodhur ne Mati.

Shtëpitë që janë në proces shkatërrimi në Mati janë të ndara në dy kategori, ato tërësisht ilegale apo në proces legalizimi dhe kategoria e dytë, shtëpitë e legalizuara.

Për kategorinë e parë, shteti grek po zbaton shpronësimin e plotë, pa të drejtë dëmshpërblimi, ndërsa për kategorinë e dytë, në bazë të ligjit grek për legalizimet, i miratuar në vitin 2001, shpronësimi mund të ndodhë menjëherë, ndërsa shteti ka kohë deri në 18 muaj që të kryejë derdhjen e dëmshpërblimit në llogaritë e të prekurve.

Pavarësisht se në këtë rast bëhet fjalë për 10 herë më shumë banesa se sa në zonën e Unazës, procesi në Greqi është duke vijuar pa incidente, edhe sepse për shkak të katastrofës së ndodhur në korrik, opinion publik përkrah plotësisht qeverinë në këtë vendim të saj radikal.

Prishja e ndërtesave në Mati, sipas qeverisë greke, është vetëm hapi i parë i një studimi kombëtar që do të ndodhë, nga i cili shumë banesa të tjera, të ndërtuara në nyje rrugësh ku pengojnë zjarrëfikëset apo autoambulancat, do të prishen në vijim.

Sipas të dhënave të Institutit Grek të Statistikave, rreth 50% e banesave në qendrat urbane të vendit janë ndërtuar ose kanë pësuar ndërhyrje ilegale, si shtesa apo të tjera, që prej periudhës së ndërtimit./lexo.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME