Categories Lajme

Greqia ende nën pushtetin e zjarreve, shënohen 20 viktima

Greqia vijon betejën me zjarret e shumtë. Moti ekstrem me temperatura të larta dhe erërat e forta kanë nxjerrë jashtë kontrolli flakët që po përpijnë banesa, automjete por edhe objekte kulti me rëndësi të veçantë. Ditën e sotme situata paraqitet më problematike në zonën e malit Parnitha pranë Athinës.

Forca të shumta zjarrfikëse po përpiqen të kontrollojnë vatrat e zjarrit. Veç forcave të shumta tokësore këtë mëngjes janë mobilizuar edhe 6 aeroplanë dhe 7 helikopterë.

Në këtë zonë po operojnë nga toka 77 mjete dhe 260 zjarrëfikës. Sërish situata mbetet e rëndë pasi erërat e forta e kanë vështirësuar shumë punën e forcave zjarrëfikëse.

Tashmë flakët janë afruar shumë pranë rrugës që lidh Parnithën me Athinën dhe po shkojnë drejtë zonës turistike ku ndodhen shumë restorante.

Zjarret të shumta vijojnë ende në zonën verlindore të Greqisë. Situata mbetet alarmante në krahinën e Evros, pranë kufirit me Turqinë. 85 mjete tokësore dhe 295 zjarrëfikës të ndihmuar nga 2 aeroplanë dhe 4 helikopterë janë duke zhvilluar një betejë të vërtetë prej disa ditësh në rrethinat e qytetit të Aleksandrupolit, në pyllin Dadias dhë në zonën e Rodopit.

Në këtë rajon që përdoret nga shumë emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Azia për të kaluar në Bashkimin Evropian janë regjistruar edhe viktimat më të shumta nga zjarret.

Deri më tani raportohen për 20 jetë të humbura nga zjarret, 19 emigrantë të djegur në pyllin e Dadias, pranë kufirit me Turqinë dhe një bari.

Sipas autoriteteve greke, zjarret e kësaj vere janë më të mëdhat në 30 vitet e fundit. Në ndihmë të Greqisë kanë shkuar ekipe zjarrfikësish nga disa vende të Bashkimit Europian, përfshirë edhe një grup nga Shqipëria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME