Greqia ka vendosur të heqë kufizimet për fluturimet nga Shqipëria, Turqia dhe Maqedonia e Veriut, bën me dije autoriteti grek i aviacionit civil. Megjithatë, të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në vendin fqinj duhet të tregojnë përgjigjen e testit negativ për Covid-19, brenda 72 orëve të fundit.
Autoriteti i Aviacionit Civil grek gjithashtu vendosi të rrisë kufirin e lejuar për vizitorët nga Rusia, nga 500 në javë që ishte më parë, në 4,000, për aeroportet e Athinës, Selanikut dhe Heraklion në Kretë.
Pasagjerët nga Britania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë të detyrueshëm COVID-19 pas mbërritjes në Greqi. Ata nga Britania do t’i nënshtrohen karantinës 7 ditore, dhe nëse rezultojnë pozitivë, karantina zgjatet në 14 ditë.